Qershitë japozene, sivjet do të lulëzojnë për herë të fundit në varrezat e Bispebjerg’ut

Meso per danimarken

Varrezat Bispebjerg janë një ndër 10 vendet që më së shumti tërheqin vizitorë në vit në Kopenhagë. Mbrenda vitit vizitohet nga 150.000 vizitorë nga vendi dhe turistë nga jashtë vendit.

Varrezat ndodhen në veri-perendim të qytetit të Kopenhagës. Ajo që bën këto varreza atraktive është tuneli me drunjtë e qershive japoneze. Qershitë japoneze i mbolli komuna e Kopenhagës në vitin 1992 dhe ato çelin në javën e 15 dhe 16 të vitit.

Por sivjet, si pasojë e paraqitjes së molëzave, një lloj insekti familje e rriqërave që i han këto qershi japoneze në brendësi të drurit, komuna e Kopenhagës ka vendosur që ti presë këto qershi. Komuna nuk është deklaruar a do të mbjellë përsëri, tjerë drunjë me qershi japoneze në po këtë vend.

Përvec drunjëve japonez në këto varreza ka vend të caktuar për tu varrosur të krishterët, protestantët, muslimanët, ortodoksët, autistët, fëmijët dhe njerëz anonim që nuk dëshirojnë të kenë varr me emrin e tyre.

Nga: Bardhyl Islami