Me rihapjen e Danimarkës nga data 6 prill 2021, çdo banorë i Danimarkës e ka kusht që të ketë CoronaPas që të mund të shfrytëzojë disa lokale, disa lloje dyqanesh dhe disa veprimtari shërbyese.
Nëse banori i Danimarkës, që është klient i një lokali/ dyqani (p.sh. ndodhet në frizer) nuk posedon CoronaPas, do të dënohet me gjobë prej 3.000 DKK dhe pronari i lokalit / dyqanit do të dënohet me 6.000 DKK. Ndërsa pronari i veprimtarive më të mëdha do të dënohet me 12.000 DKK.
CoronaPas është i vlefshëm nëse:
- Ke test negativ, jo më i vjetër se 72 orë
- Je i vaksinuar plotësisht
- Ke qenë i infektuar dhe je shëruar, nga 2 deri më 12 javë.
Burim info: sst.dk, ssi.dk dhe stm.dk
Nga: Bardhyl Islami