Danimarka feston ditën e kushtetutës

Meso per danimarken

Sot me 5 qershor 2020 danezët festojnë 171 vjetorin e Kushtetutës së Danimarkës. Kjo ditë, është ditë feste për gjithë Danimarkën ku në fakt festohet demokracia daneze e mirëqenies. Politikanët danez, këtë ditë e shfrytëzojnë për të mbajtur fjalime politike.

 

Historia e Kushtetutës së Danimarkës

Me 5 qershor 1849, Danimarka themeloi Kushtetutën e shtetit. Në këtë ditë Danimarka për së pari herë vendosi themelet e demokracisë. Që nga viti 1849, Kushtetuta e Danimarkës ka patur 2 herë ndryshime ose përmirësime.

Me 5 qershor 1915 u bë ndryshimi i pare në Kushtetutën daneze, ku gjinia femërore fitoi të drejtën për të votuar. Ndërsa ndryshimi I dytë dhe i fundit në Kushtetutën daneze u bë me 5 qershor 1953. Që nga kjo datë me 1953, Kushtetuta daneze nuk ka patur ndryshime, por Kushtetuta daneze vlerësohet dhe merret si shembull i demokracisë dhe mirëqenies në gjithë botën.

Kushtetutën e Danimarkës mund ta lexoni në danisht në www.grundloven.dk

 

Nga: Bardhyl Islami