Kryeministresha e Danimarkës znj. Mette Frederiksen, sot në ora 18 nga salla e mediumeve në zyrat e qeverisë njoftoi se është e detyruar të ndërmarrë kufizime edhe më mëdha për gjithë shtetin dhe jo vetëm në disa komuna në ditët në vazhdim.
Infektimi me virusin covid19 ndodhet në gjithë shtetin dhe është në nivelin 4 të rrezikshmërisë. Kjo gjendje na detyron që të ndërmarrim kufizime të reja, sepse gjendja na jep gjendje alarmi edhe nëpër spitale.
Por gjithë së bashku do të ndihmojmë që infeksioni të bjerë dhe të kemi ditë të ndritshme në të ardhmen, duke marrë parasysh vaksinën që është në prag të përdorimit.
Kufizimet e reja janë:
-nga dita e enjte me 17 dhjetor – mbyllen gjitha qendrat tregtare në gjithë vendin
-nga dita e hënë me 21 dhjetor – mbyllen gjitha shkollat dhe institucionet shkollore si psh. shtëpia e kohës së lirë SFO, në gjithë vendin
-nga dita e premte me 25 dhjetor (dita e parë e krishtlindjes) – mbyllet gjithçka, përveç supermarketeve dhe apotekave
Kufizimet do të zgjasin deri me 3 janar 2021, por nëse gjendja nuk përmirësohet, mund të ndërmerren dhe kufizimet e fundit, dmth mbyllja totale me gjendje të jastëzakonshme- njoftoi kryeministresha e Danimarkës znj. Mette Frederiksen.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: sst.dk, tv2.dk