A ka prapaskenë politike pas një praktike në Serbi për të klasifikuar si joaktive adresat e njerëzve që konsiderohet se nuk jetojnë më në adresat e tyre të regjistruara, një numër i konsiderueshëm i tyre shqiptarë?
Në vitin 2019, Ilaz Rushitit u mohua e drejta për të votuar në zgjedhjet lokale në Serbinë e tij të lindjes. Një vit më vonë, në janar, ai u desh të regjistronte makinën e tij në emër të një të afërmi.
Por Rushiti ka në pronësi një shtëpi dhe tokë në komunën e tij të lindjes Medvegjë, është regjistruar si i papunë pranë autoriteteve serbe dhe paguan taksat në Serbi. Ai kohët e fundit investoi 15,000 euro për të rinovuar shtëpinë 108-vjeçare që ai trashëgoi nga babai i tij. Megjithatë, përkundër gjithë kësaj, ai tani ka frikë se do të humbasë shtetësinë e tij.
“Dua të kem mundësinë të jetoj dhe të punoj në vendlindjen time”, tha ai. “Po investoj tani që të paktën ta kaloj pensionin i qetë në shtëpinë time.”
Të tillë janë edhe shumë shiptarë të tjerë në Luginën e Preshevës, në qytetet e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Lexo gjithë artikullin këtu…
Burim info: Kallxo.com