Danimarka përgatit banorët për situatë krize

Lajme

Gjatë kësaj jave dhe javën e ardhshme, 4,5 milionë banorë të Danimarkës të moshës mbi 18 vjeç, do të pranojnë në postën digjitale personale, letrën me listën e kontrollit me gjëra që duhet patur çdo banor i Danimarkës në situatë krize- njofton Agjencia për menaxhim të emergjencave dhe krizave e Danimarkës (Beredskabsstyrelsen).

Çka parasheh Agjencia (Beredskabsstyrelsen) si situatë krize?

Agjencia (Beredskabsstyrelsen) nuk parasheh domosdoshmërisht luftë si situatë krize, por me të nënkupton situatë krize nga ndryshimi i klimës në planetin tonë, fatkeqësi natyore, ose sulme hibride / kibernetike në energjetikë, sistemin e mbrojtjes, sistemin e ujit, sistemin bankar, etj.

Lista e kontrollit me gjëra që duhet patur çdo banor në situatë krize:

Agjencia për menaxhim të emergjencave dhe krizave (Beredskabsstyrelsen) e Danimarkës rekomandon çdo banor të sigurojë që të ketë këto gjëra për 3 ditë:

-ujë – 3 litra ujë për person në ditë

-ushqim – ushqim për 3 ditë që qëndron gjatë dhe i lehtë per t’u përgatitur

-medicinë (ilaçe)- kutia për ndihmë të parë dhe ilaç të nevojshme për familjen

-artikuj higjienik – letra tualeti, dezinfektues, etj.

-gjëra për ngrohje- batanije, jorgan, tesha të ngrohta

-bateri- powerbank dhe bateri

-dritë me bateri, ose qiri, ose qibrit (shkrepse)

-para të gatshme

-opsione alternative të transportit

-FM radio që punon me bateri

-panele diellore të vogla për të mbushur baterinë e mobilit ose dritat e vogla

Gjithë kjo filloi para dy muajsh, kur Agjencioni (Beredskabsstyrelsen) në mes të ditës bllokoi gjitha mediumet daneze me lajmin se banorët e Danimarkës duhet të përgatiten për situatë krize për kohën e ardhshme.

Të njëjtën gjë e ka bërë dhe Suedia duke informuar banorët e vet që të përgatiten për situatë krize në periudhën e ardhshme.

Burim info: Beredskabsstyrelsen (brs.dk)

Nga: Bardhyl Islami