50 vjet, Shkurte Fejza, zëri kombit

Lajme

Mbrëmë këngëtarja Shkurte Fejza mbajti koncert jubilar me rastin e 50 vjetorit të karrierës së saj si këngëtare. Gjysmë shekulli karrierë të përkushtuar me dashuri të pakushtëzuar për Kosovën.

Gjithë populli shqiptar është falemenderues për këngët e Shkurte Fejzës që na kanë bashkuar duke na frymëzuar në çdo kohë dhe na kanë mbushur me shpresë duke na dhënë forcë në momentet më të vështira.

Në ditët e errëta dhe të vështira, Shkurte Fejza ka trimëruar dhe ngushëlluar, duke bërë që shqiptarët kurrë mos të harrojnë dashninë për Kosovën.

Koncerti i mbrëmshëm u mbajt nën përkujdesjen e çmueshme të A.K.K.V. “Shota”, me artistë të shumtë që nderuan bashkëpunimet e saj ndër vite dhe nën dirigjimin e Valton Beqirit dhe orkestrën përplot me të rinj e të reja profesionistë që performuan me mjeshtëri.

Gëzuar e nderuara Zonja Shkurte Fejza, për 50 vite të arta! Ju urojmë edhe shumë e shumë vite të tjera me shëndet dhe suksese.

Nga: Bardhyl Islami