Qeveria e Danimarkës vendosi që vendi të vazhdojë të mbetet i mbyllur deri me 7 shkurt 2021 me të njëjtat kufizime të nivelit 5 të rrezikshmërisë, njoftoi ministri i shëndetësisë i Danimarkës z.Magnus Huenicke.
Edhe pse numri i të infektuarve ka ra dukshëm këto ditë, brengosja më e madhe vjen nga infektimi i shpejtë i shumë personave me llojin e ri të covid19, lloji cluster B117 që ka prejardhjen nga një mutacion nga Britania e madhe.
Situata e ngarkuar me shumë persona të shtruar në spitale dhe shumë personel shëndetësorë të infektuar me covid19, e mbingarkon situatën në vend, gjë për të cilën duhet të jemi shumë të kujdesshëm, shton ministri i shëndetësisë.
Kufizimet që vazhdojnë të vlejnë deri më 7 shkurt 2021 janë:
-gjitha dyqanet do të jenë mbyllur përveç supermarketeve ushqimore dhe apotekave
-kafeteritë dhe restorantet do të jenë mbyllur, përveç nëse shesin ushqim Takeaway (shitje e shpejtë)
-gjitha shkollat dhe institucionet shkollore, bashkë me universitetet do të mbahen mbyllur, por mësimi do të mbahet online nëpërmjet internetit
-lejohet vetëm 5 persona të mblidhen ose tubohen. Këto 5 persona duhet të jenë familja më e ngushtë që jetoni bashkë
-autoritetet daneze preferojnë që ju ti anuloni gjitha takimet dhe mbledhitë me tjerët përveç familjes
-apel i lartë nga autoritetet që të respektohen këshillat e autoriteteve daneze
-mba distancë në 2 metra dhe kjo vlen gjithkund edhe jashta edhe mbrenda në hapësira të mbyllura
-institucionet kulturore, kinematë, muzeumet, parqet me lojëra, kopshti zoologjik, akuariumet, lojërat e fatit, shoqatat, etj. do të jenë mbyllur
-qendrat e fitnesit, pishinat, vendet me lojëra do të jenë mbyllur
-sallonet kozmetike, frizerët dhe sallonet për tatuazh, do të jenë mbyllur
-rekomandohet që punëtorët shtetërorë dhe ato privat të punojnë nga shtëpia ose banesa
Qeveria e Danimarkës nuk do të mbyll institucionet për fëmijë si çerdhet dhe kopshtet për fëmijë, me qëllim që tu ndihmojnë prindërve që punojnë online nga shtëpia si dhe ofrohet shkollim dhe përkujdesje për çdo nxënës me aftësi të kufizuara si dhe për fëmijë që kanë nevojë përkujdesje për shkak se prindërit nuk kanë mundësi të kujdesen për fëmijën e vet, psh prindërit janë punonjës shëndetësorë, ose prindërit janë të sëmurë psiqik, etj.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: sst.dk, stm.dk dhe ssi.dk,
Foto nga Tv publik DR