Vizitë zyrtare e Ministrit z.Bujar Osmani në Danimarkë

Lajme

Ministri i Punëve të jashtme i RMV z.Bujar Osmani ishte sot për vizitë zyrtare në Danimarkë, ku u takua me ministrin e punëve të jashtme të Danimarkës z.Jeppe Kofod.

Në këtë takim ai morri mbështetjen parimore të Danimarkës për rrugën e RMV’së drejt anëtarësimit në BE sipas kritereve të Kopenhagës.

Ministri z.Bujar Osmani poashtu siguroi homologun e tij z.Jeppe Kofod, se RMV vazhdon me reformat e nevojshme për anëtarësimin e RMV në BE.

Takimi vazhdoi miqësisht duke u diskutuar në detaje mundësia për të forcuar dhe avancuar bashkëpunimin dypalësh të RMV’së dhe Danimarkës si dhe u diskutuan tema të tjera me interes të ndërsjellë.

Nga: Bardhyl Islami