Sot me 1 qershor 2020, Revista Aktuale mbush 17 vjet që ekziston për të informuar drejtë lexuesit e vet që jetojnë në Danimarkë, shtetet tjera në Skandinavi, si dhe në atdhe.
Revista AKTUALE është revista elektronike e vetme shqipe e pavarur në Danimarkë që publikon informata, lajme dhe njoftime që janë aktuale për shqiptarët në Danimarkë, Skandinavi dhe nga atdheu.
Arsyet se pse e botojmë revistën aktuale janë: të njoftojmë dhe informojmë drejtë lexuesin për veprimtarinë e shqiptarëve në Danimarkë, të informojmë shqiptarët në Danimarkë sa më afër me sistemin ligjor danez dhe te rejat nga atdheu dhe që të ngrisim vetëdijen kulturore, qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Danimarkë duke u integruar sa më afër në shoqërinë ku jetojnë.
Revista aktuale do t’iu shërbejë të gjitha shtresave të bashkatdhetarëve. Në të lexuesi do të gjejë çdo gjë që ndodh në ambientin që na rrethon, që nga historia jonë e lashtë dhe deri në ditët tona.
Në revistën aktuale, rëndësi të veçantë do t’u kushtojmë njoftimeve të bashkatdhetarëve, shoqatave, bashkësive fetare, klubeve si dhe veprimtarive dhe firmave të bashkatdhetarëve tanë në Danimarkë, Skandinavi dhe në atdhe.
I dashur lexues redaksia e revistës aktuale është e hapur për të gjithë. Prandaj, dhe Ju mund të jeni një bashkëpunëtor në këtë revistë duke shkruar artikuj, letra, pyetje dhe probleme të ndryshme, kritika dhe mendime, në mënyrë që kjo revistë të bëhet sa më interesante për gjithë lexuesit.
Historia e revistës Aktuale
Revista Aktuale në fillim ishte mujore dhe doli së botuari e shtypur ne letër dhe në mënyrë elektronike, çdo të parin e muajt. Revista Aktuale kushtonte vetëm 10 DKK dhe u shiteshte në gjitha kioskat dhe dyqanet e pompave të benzinës në Kopenhagë.
-Numri 1 u botua me 1 qershor 2003,
-Numri 2 me 1 tetor 2003, ndërsa;
-Numri 3 me 15 dhjetor 2003. Nga kjo datë e deri në botimin e numrit të 4, në mungesë të financave revista aktuale u ndalua së botuari.
-Nga numri 4, i cili u publikua me 1 shkurt 2007, revista u publikua vetëm në mënyrë elektronike/ online.
-Nga numri 65 botuar me datë 1 tetor 2012, Revista AKTUALE ndërroi pamjen, përmbajtjen, logon, dizajnin dhe webfaqen.
-Me 1 qershor 2013, në rastin e dhjetë vjetorit të ekzistimit të revistës Aktuale, kjo revistë ndërroi statusin nga “revistë mujore e pavarur elektronike” në REVISTË E PAVARUR ELEKTRONIKE AKTUALE.
-Në datën 1 nëntor 2019, u bë rifreskimi i webfaqes dhe i përmbajtjes së revistës Aktuale.
Me nderime
REDAKSIA aktuale