Zgjedhjet u mbajtën të qeta dhe kaluan pa incidente, por pjesëmarrja e votuesve ishte shumë e zbehtë. Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në këto zgjedhje është 755.702 ose 41,79%, nga to 32.811 ose 4,34% ishin fletëvotime të pavlefshme. Për tu pranuar zgjedhjet si të vlefshme, kufiri i votuesve që duhet të votojnë është 40%, ndërsa në këto zgjedhje dolën 41,79% votues, dmth për 1,79% ishte dallimi që zgjedhjet u pranuan si të rregullta.
Në këto zgjedhje për kryetar shteti të RMV garuan: Blerim Reka (kandidat i pavarur), Gordana Siljanovska Davkova nga partia maqedone VMRO-DMNE dhe Stevo Pendarovski nga partia maqedone LSDM.
Nga gjithësej 755.702 vota asnjëri kandidat nuk fitoi 50% +1 votë, që dmth se me 5 maj do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar.
Rezultati i zgjedhjeve për kryetar të RMV me 21 prill 2019:
- Blerim Reka 79.921 vota ose 10,58%
- Gordana Siljanovska Davkova 319.225 vota ose 42,24% dhe
- Stevo Pendarovski 323.714 vota ose 42,84%
Në rrethin e dytë që do të mbahet me 5 maj do të garojnë vetëm dy kandidatët që fituan më së shumti vota në rrethin e parë, dmth do të garojnë Gordana Siljanovska Davkova nga partia maqedone VMRO-DMNE dhe Stevo Pendarovski nga partia maqedone LSDM.
Të dy këto kandidat do të jenë shumë të varur nga votuesit shqiptar dhe përsëri sikurse në cdo zgjedhje të kryetari të RMV, votat e shqiptarëve janë vendimtare.
Nga: Bardhyl Islami