Vendosja e mallit në dyqan
A e keni vërejtur se produktet kryesore si qumështi, djathi, kosi, etj janë të vendosura në fund të dyqaneve. Arsyeja është që blerësi të ekspozohet me produkte tjera gjatë udhës deri të produktet kryesore.
Reklama për blerje me shumicë
Shpesh ndodh që dyqanet vendosin mall me shumicë, p.sh. 20 role letër tualeti. Në fakt këto role tualeti mund ti gjesh më lirë nëpër gjitha dyqanet tjera.
Malli i lirë
Në gazetat e reklamave të dyqaneve, shpesh gjenden mall me çmim të lirë, por në fakt këtë mall, dyqanet e vendosin në raftin më të ulët, kështu që nga blerësi nuk vërehet/ nuk i bie në sy blerësit.
Malli paketohet dhe shitet në porcione më të vogla
Malli që është shtrenjtë paketohet në porcione me të vogla dhe shitet. Blerësit mendojnë se është lirë por në fakt është më shtrenjtë.
Lirim / shtrenjtim
Dyqanet i lirojnë çmimin e produkteve të përditshme që blerësit i dinë çmimet, ndërsa i shtrenjtojnë çmimin e mallit tjetër.
Mall i reklamuar ose numër i kufizuar
Shpejto dhe blej sot – numër i kufizuar i artikujve. Kështu thuhet nëpër videospote të reklamave të dyqaneve.
Shporta të mëdhaja dhe karroca të mëdhaja blerëse nëpër supermarkete
Shumica e supermarketeve kanë vendosur shporta të mëdhaja dhe karroca të mëdhaja për blerësit, që të blejnë më shumë produkte në to.
Nga: Bardhyl Islami