Fjalimi i vitit të ri i kryeministreshës së Danimarkës

Lajme

Me çdo 1 janar në ora 18  është koha kur në televizionin publik të Danimarkës DR, kryeministri mban fjalimin e vitit të ri. Këtë vit ishte zonja Mette Frederiksen si kryeministre e Danimarkës që mbajti fjalimin e vitit të ri.

Në fjalimin e saj ajo këtë vit u fokusua në tri çështje: pandeminë, integrimin e të huajve në vend dhe kujdesi ndaj mjedisit.

Ajo lavdëroi popullin për përgjegjësinë dhe kujdesin që ia ka kushtuar kufizimeve të vëna nga autoritetet daneze gjatë kohës së pandemisë, e cila ende vazhdon. Ajo dha shpresa se muaji prill i këtij viti do të jetë muaji i kthimit në jetë pak më normale nga kjo tani. Shpresat janë nga vaksina e cila është autorizuar dhe që ka nis të jepet, por edhe nga vaksina tjera që janë duke u autorizuar.

Ndër çështjet që ajo theksoi në këtë fjalim ishte dhe mosintegrimi i duhur i të huajve në shoqërinë daneze. Ky është një obligimi qeverisë por edhe i gjithë shoqërisë daneze. Në këtë drejtim kemi në plan të ndërmarrim edhe disa vendime që do t’iu ndihmonte të huajve të integrohen edhe më mirë në shoqërinë daneze.

Në pjesën e tretë ishte kujdesi ndaj mjedisit dhe natyrës, gjë që populli i Danimarkës është mjaft i përkushtuar dhe që qeveria e Danimarkës do të mbështes çdo lloj kujdesi ndaj mjedisit dhe natyrës.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: tv publik DR

Foto: tv publik DR