Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës, me 30 qershor vlerësoi se personat plotësisht të vaksinuar, kanë imunitet minimum 12 muaj. Këtë e kanë paraqitur edhe në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, LEXO RAPORTIN KËTU.
Ky vlerësim erdhi si rezultat i një studimi 1 vjeçar i ekspertëve danez të shëndetësisë. Sipas studimit, personat e vaksinuar kanë më shumë imunitet se sa personat që kanë qenë të infektuar me covid19 dhe janë shëruar.
Sipas këtij vlerësimi, rivaksinimi i popullsisë duhet të bëhet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, duke marrë parasysh faktin se personi i parë i vaksinuar në Danimarkë u vaksinua me 27 dhjetor 2020.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: ssi.dk