Rreth 61.000 parashkollorë, respektivisht gjithësej rreth 600.000 nxënës, sot e hënë me 7 gusht filluan vitin e ri shkollor 2023/ 2024 në Danimarkë. Viti shkollor në Danimarkë ka 200 ditë mësim dhe fillon në javën e dytë të gushtit, kurse mbaron në javën e fundit të qershorit.
Shkollat kanë autonominë e vet, por gjithë nxënësit duhet të shkojnë shkollë 200 ditë në vit. Për këtë arsye, disa komuna kanë vendosur që viti shkollorë në disa shkolla të fillojë me 14 gusht.
Këshilli për siguri në komunikacion i Danimarkës www.sikkertrafik.dk këshillon vozitësit që të kenë kujdes kur vozitin afër një shkolle, për shkak se ka shumë fëmijë që janë fillestar dhe nuk i dinë rregullat e komunikacionit. Sot dhe në ditët në vijim të kësaj jave, edhe policia e Danimarkës vëzhgon komunikacionin që të kenë siguri fëmijët e vegjël në udhë për në shkollë.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: https://sikkertrafik.dk/