Ju njoftojmë se Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Republikën e Maqedonisë Veriore do të mbahen me 12 Prill 2020. Zgjedhjet jashtë vendit për diasporën do të mbahen me 11 Prill 2020 nëpër ambasadat dhe konsullatat e RMV.
Për të votuar jashtë vendit, mërgimtarët e RMV duhet të regjistroheni në listën e KSHZ për të votuar jashtë vendit. Regjistrimi fillon nga 16 shkurt deri më 11 mars 2020.
Mërgimtarët e interesuar për të votuar në këto zgjedhje 2020 jashtë vendit, mund të regjistrohen:
- drejtpërdrejtë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kopenhagë në adresën: H.C. Andersens Boulevard 37, 2. tv. – 1553 Kopenhagë V, ose
- mund të regjistrohen online vetë nëpërmjet webfaqes së KSHZ – https://dijaspora.sec.mk/Default.aspx
PS: kontrollo veten tënde me numrin amë personal (NUAQ ose EMB) në listën e zgjedhësve përmes faqes së internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve https://dijaspora.sec.mk/IzbirackiSpisok.aspx
Nga: Bardhyl Islami