Ambasadori z.Faton Bejta përfundoi mandatin e tij në Danimarkë

Lajme

Përfundimin e mandatit, ambasadori Faton Bejta e bëri në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, bashkë me bashkatdhetarët, përfaqësuesit e shoqatave dhe personalitetet e njohura nga RMV në Danimarkë. Me këtë rast ai organizoi një koktej rasti me ushqim të lehtë në lokalet e Ambasadës së RMV’së në Kopenhagë.

Në këtë takim lamtumirës, ambasadori Faton Bejta mbajti dhe një fjalim lamtumirës ku prezantoi punët e realizuara gjatë mandatit të tij në Danimarkë. Fjalimin e tij, ai e filloi duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin miqësorë dhe të sinqertë me institucionet daneze si dhe me bashkatdhetarët tanë në Danimarkë. Ai vlerësoi lartë përkrahjen që ka marrë nga bashkatdhetarët tanë në Danimarkë.

Të pranishmit shprehën poashtu mirënjohje për ambasadorin, si një njeri i afërt dhe mik i njëjtë për gjithë bashkatdhetarët, pa dallim përkatësie partiake.

Ambasadori Faton Bejta falënderoi dhe stafin e Ambasadës, me të cilët bashkërisht realizoi detyrat, obligimet dhe punët konsullore dhe administrative të Ambasadës së RMV’së në Danimarkë.

Detyrat, obligimet dhe punët e realizuara gjatë mandatit të tij, ambasadori Faton Bejta i prezantoi në mënyrë kronologjike dhe të radhitura në mënyrë kalendarike. Kjo është lista e punëve të realizuara, që z.Fatoni i prezantoi në këtë takim lamtumirës:

Shërbime konsullore për bashkatdhetarët.

Prill 2021- Fatoni në shoqërim nga bashkëshortja e tij, në emër të ish Presidentit të RMV’së, z.Stevo Pendarovski i dorëzoi letrat akteditive tek ish mbretëresha Magrete e II, si ambasador i plotfuqishëm dhe i jashtëzakonshëm. Në këtë muaji, ai realizoi takim protokollar me mbretëreshën.

Organizoi vizitën e z. Bujar Osmani në Danimarkë, si ish ministër i punëve të jashtme të RMV’së .

Maj 2021- organizoi ndihmën prej 1 mio. euro, prej ku 250.000 euro morri vaksina kundër Covid19 për banorët e RMV’së nga ministri i jashtëm i Danimarkës, z.Jeppe Kofod. Ai organizoi dhe takimin dhe vizitën e Jeppe Kofoed në RMV, ku ai realizoi poashtu takime të rëndësishme me qeverinë e RMV’së.

14 dhjetor 2021- Danimarka e pranoi iniciativën e dorëzuar nga Fatoni për pranimin e lejeve për vozitje dhe u arrit marrëveshtja për pranimin e lejeve të vozitjes në mënyrë reciproke të RMV’së dhe Danimarkës.

Dhjetor 2021- z.Fatoni në emër të MPJ shpërndau MK-kartelat për bashkatdhetarët e dalluar të diasporës në Danimarkë.

Mars 2022- z.Fatoni bashkë me stafin e Ambasadës së RMV’se mundësuan hapjen dhe aktivizimin e shoqatës së Maqedonase & Daneze për bashkëpunim në fushën e biznesit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës.

Maj 2022- u organizua tryeza e rrumbullakët ne Dansk Industri ku pjesëmarrje morri zv. Kryeministri për çështje ekonomike z.Fatmir Bytyçi ku bëri prezantimin e thithjes së investimeve ekonomike dhe kapacitete ekonomike që posedon RMV përpara kompanive më të fuqishme në Danimarkë.

Shtator 2022- z.Fatoni e shoqëroi ish ministrin e shëndetësisë të RMV z.Bekim Sali në OBSH ku realizuan takime të rëndësishme me drejtorin e OBSH për EU z.Hans Kluge

Shtator 2022- u bë vëllazërimi / bashkëpunimi ndërmjet komunës së Tetovës dhe Ballerupit ku për vizitë qëndroi z.Billal Kasami- kryetar i Tetovës.

Prill 2023- për herë të parë u vendos bashkëpunimi ndërmjet parlamentit të RMV’së dhe Danimarkës  ku asaj kohe për vizitë zyrtare qëndruan delegacioni parlamentar i RMV’së për bashkëpunim me parlamentin danez.

Qershor 2023- në Kopenhagë u shënua 30 vjetori i kritereve të Kopenhagës, ku për vizitë zyrtare qëndroi zv. kryeministri për çështje evropiane dhe me iniciativën e z.Fatonit u organizua takim zyrtar me z.Lars Lyke Rasmusen

Shtator 2023- delegacioni i komisionit për çështje Evropiane pranë parlamentit danez e vizitoi RMV’në ku realizuan dhe takim me ish kryeparlamentarin z.Talat Xhaferin.

Tetor 2023- z.Fatoni shoqëroi delegacionin parlamentar të NATO’s në  RMV që morrën pjesë në mbledhjen e 69 të asamblesë parlamentare të NATO’s ne Kopenhagë

Nëntor 2023- u shënua 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike ndërmjet RMV’së dhe Danimarkës, ku të pranishëm ishin përfaqësues te korit diplomatik në Danimarkë dhe përfaqësuesit e MPJ të Danimarkës

Maj 24- z.Fatoni bashkë me ambasadorë tjerë në Danimarkë, nen organizim të MPJ të Danimarkës qëndruan për vizitë zyrtare në ishujt e Farove, ku u pritën nga kryeministri i Faroeve, kryeparlamentari dhe ministri i MPJ të Faroeve

Tetor 2024- z.Fatoni shoqëroi delegacionin e MSH të udhëhequr nga z.Arben Taravari në mbledhjen e OBSH në Kopenhagë, në takimin e 74’të rajonal të OBSH’së. Në këtë mbledhje u zgjodh drejtor i ri i ardhshëm i OBSH’së për Evropë.

Nëntor 2024- Fatoni u prit nga mbreti i Danimarkës z.Frederik X. Ai, gjatë takimit lamtumirës shprehi falënderim për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Danimarkës dhe morri dhuratë fotografinë e mbretit, dhuratë kjo që jepet personaliteteve shumë të nderuara nga mbreti i Danimarkës.

Në përfundim të takimit me bashkatdhetarët, z.Fatoni falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje duke u shprehur se ky takim është një lamtumirë e përkohshme dhe lidhjet e ndërtuara miqësore do të mbeten fortë të lidhura, pavarësisht distancës.

Ambasadorit z. Faton Bejta i dëshirojmë suksese në punë në karrierën e tij.

Nga. Bardhyl Islami