Si votoi diaspora për zgjedhjet për kryetar të RMV?

Lajme
Në zgjedhjet për kryetar shteti të RMV, kanë të drejtë vote të gjithë ata banorë të RMV që jetojnë jashtë atdheut dhe që janë regjistruar në listën zgjedhore të diasporës së RMV.

Këtë radhë, diaspora e RMV ishte e interesuar të votojë në atdhe dhe shumica e diasporës kanë udhëtuar të votojnë në atdhe. Në listën zgjedhore të diasporës së RMV, nga 77.597 diasporas, në këto zgjedhje ishin regjistruar të votojnë vetëm 1.781 votues nga diaspora.

Në bazë të rezultateve nga KSHZ i RMV kanë votuar 832 votues nga diaspora nga 1.781 të regjistruar ose 46,72%. Diaspora e RMV votoi të shtunën me 20 prill 2019 në të gjitha përfaqësitë diplomatike konsullore të RMV nëpër botë.

Rezultati i votave të diasporës në zgjedhjet për kryetar të RMV:

  1. Blerim Reka 48 vota ose 5,77%
  2. Gordana Siljanovska Davkova 408 vota ose 49,04% dhe
  3. Stevo Pendarovski 354 vota ose 42,55%

Në bazë të këtyre rezultateve dhe rezultateve të zgjedhjeve tjera në RMV, vërehet një numër mjaft i vogël i diasporës që regjistrohen të votojnë! A thua kaq pak banorë të RMV jetojnë në diasporë, apo…?

Nga: Bardhyl Islami