Gjatë një vizite zyrtare në Kopenhagë, ministri i punëve të jashtme i RMV’së z. Bujar Osmani, shprehu gatishmëri dhe u takua me diasporën e RMV’së në Danimarkë.
Ai sot në zyrat e Ambasadës së RMV në Kopenhagë takoi përfaqësuesit e Shoqatave, klubeve, institucioneve fetare të diasporës së RMV’së në Danimarkë si dhe përfaqësuesit e Unionit të Afaristëve shqiptar në Danimarkë. Në takim ishte dhe ambasadori i RMV’së në Danimarkë z.Faton Bejta si nikoqir i takimit.
Minisitri z.Bujar Osmani falënderoi miqësisht diasporën e RMV’së që jetojnë në Danimarkë për kontributin dhe investimet që japin për ndihmën dhe mbështetjen e familjeve të tyre në atdhe.
Takimi ishte mjaft miqësorë ku ministri z.Bujar Osmani u shpreh i interesuar që do të vazhdojë të ndihmojë, përkrahë dhe mbështesë gjithmonë diasporën e RMV’së në Danimarkë.
Nga: Bardhyl Islami