Veshja autoktone e femrave të Rekës së Epërme

Lajme
Edibe Osmani është profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe  e lindur 1952 në Gostivar, e martuar dhe ka 3 dekada të tëra që punon dhe krijon në Tetovë. Kultura popullore e popullit shqiptar ka qenë gjithmonë e preferuar për atë, me këngët folklorike, ritet dhe besimet ajo ka ushqyer dhe mbajtur shpirtin e saj.

Si që dihet gjatë punës së saj /vjeljes së këngëve lirike – 2570 këngë/ të botuara në dy  vëllime Lirika popullore në trevën e Tetovës dhe të Gostivarit I dhe II ishin të lidhura ngusht edhe ritet e besimnet si te ortodoksët shqipfolës të Rekës së Epërme ashtu edhe të viseve tjera në fshatrat e Tetovës dhe Gostivarit.

Ishte e domosdoshme të botohet libri “Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe Gostivarit”. Të gjitha këto janë të lidhura ngushtë, kultura shpirtërore edhe ajo materiale. Kështu që znj.Edibe me shumë vështirësi sidomos ekonomike e pa të arsyeshme t’i lë një gjurmë kombit shqiptar, sepse në Maqedoni ende nuk është botuar një vepër etnografike shqiptare, që gjeneratat e reja do ta kenë si material në të ardhmen.

Libri “Veshja autoktone e femrës”…ka të bëjë me të vërtet me një veshje autoktone shqiptare si te krishterët shqipfolës ashtu edhe te myslimanët me elemente mjaft të lashta që e krahasojmë një ndër veshjet më të bukura dhe më e lashta në Ballkan. Në këtë vëllim janë fotografi më shumë se 45 pjesë të veshjes ku është përshkruar për secilën veshje në veçanti historiku i veshjes, struktura morfologjike, destinimi e tjerë. Foto komplet të veshjes kolor. Me rëndësi është që është bë një studim ku znj.Edibe ka marrë pjesë në Konferencat shkencore në Tiranë, Prishtinë e Shkup.

Motivet e elementeve të veshjes janë aq karakteristike që kanë të bëjnë me ato floriale, antropomorfe, kozmike dhe zoomorfe. Kur bëjmë një analogji me gjetjet arkeologjike në Maqedoni, kemi të bëjmë me motive të kulturës Ilire.

Edibe Osmani ka të botuar librin “Veshja autoktone e femrave të Rekës së Epërme” të përkthyer edhe në gjuhën angleze “Authentic clothing of women from Reka e Epërme”. Libri është atllas dhe libër shkencor njëkohësisht. I gjithë libri i ilustruar me foto nga pjesë të veshjes dhe foto nga tereni.

Do ishte mirë që ky libër të lexohet dhe të depërtojë edhe tek bibliotekat në Danimarkë. Libri kushton me gjithë postimin 30 euro.

Për blerjen e librit kontaktoni autoren drejtpërdrejtë në email: edibeosmani@yahoo.com

Autorja e librit është në përgatitje për botimin e vëllimit të II Veshja e burrave në këtë zonë malore ku lindi dhe u rit Josif Bageri i madh.