Vendos TI tani, se çka do të ndodh me profilin tënd në facebook, pas vdekjes?

Lajme

Pas vdekjes së ndonjë shoku ose familjari, kohëve të fundit dikush e bën “tag” edhe personin që ka vdekur ose shkruan ngushëllime tek profili i të vdekurit, për vet personi që ka vdekur! Për të mos të ndodhur kjo situatë, facebook ka ndryshuar përmbajtjen dhe tani ka rubrikë të posaçme, ku çdonjëri që ka një profil në facebook, para vdekjes mund të vendose, a dëshiron që profili i tij/saj:

-të fshihet pas vdekjes, ose;

-të trashëgohet dikujt që ti vendos t’ia trashëgosh që ta mirëmbaje.

Fshirja e profilit tënd ndodh nëse dikush e paraqet vdekjen tënde dhe nëse nuk ka aktivitet në profilin tënd në 30 ditës e ardhshme.

Personi që ti vendos që t’a trashëgoje profilin tënd, mund të bëje ndryshime në profilin tënd vetëm pas vdekjes tënde.

Ndryshimin për ardhmërinë e profilit tënd mund t’a bëni duke ndjekur udhërrëfyesin e facebook, shiko në foto.

Nga: Bardhyl Islami