Këshilli i motrave medicinale në Danimarkë, njofton se nga dita e shtunë me 19 qershor do të bëjnë grevë, çdo e dhjeta motër medicinale në Danimarkë ose 5.350 motra në gjithë vendin. Motrat medicinale do të hyjnë në grevë për shkak se dëshirojnë rritje të pagave.
Ky vendim u soll nga këshilli i motrave medicinale në Danimarkë, pasi që këtë kërkesë e kanë patur që nga greva e vitit 2008 dhe deri më tani askush nuk i ka dëgjuar kërkesat e motrave medicinale në Danimarkë.
Këtë rradhë kanë vendosur që ta bëjnë grevën për një kohë të gjatë deri sa të arrijnë qëllimin e rritjes së rrogave.
Kjo grevë do të ndikojë dhe pengojë shumë në sistemin e shëndetësisë në gjithë Danimarkën, dmth, shumë shërbime në spitale nuk do të punojnë. Këshilli i motrave njofton se grevë do të ketë në gjitha spitalet dhe repartet e spitaleve regjionale dhe komunale.
Grevë nuk do të mbahet në repartin e coronës, repartin për fëmijë, repartin e sëmundjeve të kacerit dhe repartin e psikiatrisë.
Rroga e një motre medicinale në Danimarkë është mesatarisht 40.300 dkk për një motër me përvojë pune mesatarisht 5 vjet (në këtë pagë përfshihet: rroga, pagesat shtesë dhe pagesa për pension).
Nga: Bardhyl islami
Burim info: dsr.dk