Pas 4 muaj u rihap Danimarka

Meso per danimarken

Nga sot e mërkurë 21 prill 2021, në gjithë Danimarkën mund të bëni shopping ose të shkoni në restorant apo në kafeteri të shijoni një pije ose ushqimin tuaj të preferuar bashkë me shoqërinë tuaj.

Ky vendim u soll javën e kaluar me 15 prill nga qeveria daneze bashkë me gjitha partitë parlamentare. Ata vendosën që nga data 21 prill të rihapin Danimarkën.

Për të shijuar dhe përjetojsh këtë rihapje kërkohet të kesh coronaPas, dmth. test negativ ose të jesh i vaksinuar kundër covid19.

Në këtë rihapje përfshihen:

  1. hapja e qendrave tregtare
  2. hapja e lokaleve gastronomike, restorantet dhe kafeteritë. Për të hyrë në to duhet të porositish kohë dhë të kesh coronaPas, dmth. test negativ ose i vaksinuar. Nëse uleni jashtë lokalit të restorantit ose kafeterisë nuk kërkohet coronaPas. Restorantet do të punojnë deri në ora 22, por duhet doemos të jenë mbyllur nga ora 23.00 deri ora 05.00
  3. hapja e stadiumeve dhe muzeumeve
  4. hapja e aktiviteteve fizike dhe të kohës së lirë për gjithë banorët nën moshën 18 vjet. Aktivitetet mund të mbahen deri më 25 persona bashkë.
  5. nxënësit do të ndjekin më shumë mësimin në shkollë se sa online afër 80% në shkollë dhe 20% online.
  6. tubimi i njerëzve – nga 21 prill mund të tubohen deri 10 persona brenda në lokal të mbyllur (dhe jo 5 persona) dhe jashtë mund të tubohen deri 50 persona ( dhe jo 25 persona).

Nga 6 maj do të mund të tubohen brenda 25 persona, jashtë 75 persona

Nga 21 maj do të mund të tubohen brenda deri 50 persona, jashtë 100 persona dhe

Nga 11 qershor deri më 100 persona brenda dhe jashtë nuk do të ketë ndalesa për sa ersona mund të tubohen. Kjo datë është e dita kur fillon Kampionati Europian i Futbollit 2020 që do të mbahet edhe në Danimarkë.

Nga Bardhyl Islami

Burim info: sst.dk, ssi.dk dhe stm.dk