Brengosje e MSH për përdorimin e antibiotikëve nga gjeneratat e reja në Danimarkë

Lajme

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës, të rinjtë që kanë mbushur 18 vjet deri më tani mesatarisht kanë marrë 18 doza antibiotikë brenda jetës së tyre. D.m.th. për 18 vjet kanë marrë 18 doza, që i bie një dozë antibiotikë në vit.

Ky fakt është brengosës për këto gjenerata për shkak se imuniteti i tyre do të jetë më i dobët- thuhet nga Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës.

Njeriu fiton imunitet të fortë nëse vet me antitrupthat që ka në gjak e mundën sëmundjen.

Krahasuar me gjeneratat e kaluara, MSH paraqet brengën se si të parandalojmë, të mënjanojmë ose të ulim përdorimin e antibiotikëve në Danimarkë.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës