U shfaq premiera e filmit dokumentar“Rrënjet Shqiptare- Dheu Danez”

Lajme

Të dielën me 15 nëntor 2020, në Institutin Danez të Filmit në Kopenhagë u promovua filmi dokumentar “Rrënjet Shqiptare- Dheu Danez” i regjisorit z.Ixhet Lutfiu. Filmi prezanton historinë e shqiptarëve të Danimarkës në 50 vitet e fundit si dhe marrëdhëniet shqiptare- daneze.

Përveç punës si regjisor, z.Ixhet Lutfiu, në 30 vitet e fundit ka punuar si gazetar dhe udhëheqës në Radio Televizionin “Zëri i Kosovës”. Ai ka shfrytëzuar arkivin e këtij mediumi për të krijuar një udhëpërshkrim të historisë 50 vjeçare të shqiptarëve në Danimarkë dhe kontributit të popullit danez për çështjen e përgjithshme shqiptare në atdhe.

Ky film dokumentar u mundësua nga Ministria e Diasporës e Republikës së Maqedonisë Veriore, respektivisht ish ministri z.Edmond Ademi.

Nga: Bardhyl Islami