Kompania e transportit publik në Kopenhagë “DOT”- Din Offentlige Transport, njofton se nga 20 janari 2019 do të rriten çmimet për biletat e transportit publik me 2,1 %. Me rritjen e çmimeve të biletave do të ndërpritet edhe shitja e bilet- kartelave për 10 udhëtime (klippekort).
Qëllimi i rritjes së çmimeve të biletave nga kompania DOT, bëhet që në të ardhmen të përdoret vetëm lloji i biletave “rejsekort” ose biletat online nga aplikacioni DOT për telefonët smartphone që mund të shkarkohet në IOS dhe Android.
Nga: Bardhyl Islami