Filloi pushimi i krishtlindjes dhe i vitit të ri në Danimarkë

Meso per danimarken
Nga dita e hënë 21 dhjetor 2015 deri më 3 janar 2016, gjithë nxënësit në Danimarkë do të mbajnë pushimin e krishtlindjes dhe të vitit të ri.

Në Danimarkë nxënësit e shkollës fillore mbajnë mësim 200 ditë nga 365 ditë të vitit ose gjithësej 40 javë nga 52 që ka viti. Në këto ditë pune nxënësit kanë mësim dhe aktivitete shkollore. Pushimi për nxënës në Danimarkë ështe si vijon:

–    Java 7 e vitit = 1 javë pushim dimëror
–    Afërsisht fundi i muajit mars  = 8 ditë pushimi i pashkëve
–    java 26 deri 31 e vitit = 6 javë pushim veror
–    java e 42 e vitit = pushim vjeshtor
–    java e 51 dhe 52 e vitit = pushim i krishtlindjes dhe e vitit të ri
–    festa fetare dhe shtetërore gjatë gjithë vitit = 6 ditë

Nga: Bardhyl Islami