Tetova e pasur, por varfër!

Lajme
Këto ditë më ra në sy një shkrim i gazetarit Gjeto Lekaj të botuar me 24 prill 1952 në gazetën e përditshme Rilindja, që u botoheshte në Prishtinë. Duke e lexuar, më ngacmoi dhe krahasova egzistimin e institucioneve dhe organizatave kulturore që vepronin atëherë dhe jetën kulturore të atëhershme në Tetovë, me jetën kulturore të tanishme. U habita!

Tetova njihet si qytet i pasur, me shumë gurbetqarë dhe se tetovarët janë punëtorë e të zot që fitojnë shumë dhe që harxhojnë shumë. Vlen të theksohet se në Tetovë një dasëm mesatare kushton afërsisht 20.000 euro. Përveç dasmave që harxhohet një shumë e madhe parashë, sa në fakt është Tetova e varfër dhe për çka është e varfër?

Momentalisht në Tetovë, ka 2 univerzitete me afërsisht 20.000 studentë, 5 shkolla të mesme, 12 shkolla fillore, një bibliotekë të vogël të qytetit, galeria e arteve pamore, teatri i Tetovës dhe një shtëpi kulturore.

Me zhvillimin e shoqërisë dhe teknologjisë, në çdo vend të botës shtohen kinematë me lloj-lloj paraqitjesh, 3D, 4D dhe me zërim IMAX. Pastaj shtohen muzeumet, teatrot, organizatat kulturore artistike dhe shoqëritë kultuore artistike.

Për fat të keq, në Tetovë, afërsisht që 25 vite, ende nuk ka asnjë kinema! Ndërsa para 25 viteve kishte 2 kinema: kinema “19 nëntori” që ndosheshte në rrugën Todor Cipovski Merdzan nr. 50 dhe kinema “bratstvo” që ndodheshte në rrugën Kole Nedelkovski bb.

 

 

Në vijim do të paraqes ato institucione/organizata/ salla aportive, muzeume, parqe, pishina që çdo qytet duhet të ketë dhe që Tetova i ka patur shumicën prej tyre, që nga viti 1950.
Në Tetovë nuk ka asnjë muzeum, vetëm një shtëpi/muzeum personal që e ka lënë një luftëtar partizan maqedonas (shiko foton).

 

Tetova nuk ka asnjë pishinë publike verore të hapur apo të mbyllur- por vetëm private, asnjë sallë sportive publike, përveç 3 sallave sportive në 3 shkollat e mesme që u ndërtuan para 2 viteve!
Në Tetovë nuk ka asnjë park për fëmijë me lojëra!
Në fund, Tetova ka vetëm një park në gjithë qytetin, edhe ai park është i xhamisë së Larme dhe mirëmbahet nga vet anëtarët e xhamisë!

 

Mjerim! Çdo banor i ritur (mbi 18 vjeçar) i Tetovës, duhet vendosur gishtin në kokë, e të bëjë pyetjen vetes: ku e kalojnë kohën e lirë fëmijët dhe rinia e qytetit?
Shpresoj në ritje të vetëdijes te banorët e Tetovës dhe të investojnë në ardhmërinë dhe mirëqenie, që mos të na ikin fëmijët jashtë atdheut.

 

Nga: Bardhyl Islami