“Diplomacy Magazine” prezenton ambasadorin z.Faton Bejta

Lajme

Revista për diplomatë “Diplomacy Magazine”, në numrin e fundit të publikuar, nga gjithë ambasadorët në Danimarkë, ka zgjedhur të prezentojë ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Danimarkë z.Faton Bejta, për shkollimin dhe veprat e tij me rëndësi ndërkombëtare.

Ambasadori z.Faton Bejta në këtë revistë prezentohet me këto fjali:

“Ekspertiza e grumbulluar nga një master në të Drejtën Ndërkombëtare e ka bërë Faton Bejtën një diplomat shumë të kërkuar.  Ai shërbeu si sekretar i Komisionit për Shënjimin dhe Demarkacionin e Kufirit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Bullgarinë nga 2007-08, dhe pastaj më vonë (2019-21) si shef i Departamentit për  Marrëdhëniet bilaterale me vendet e fqinjësisë kufitare.  Postimet e tij të huaja kanë përfshirë Greqinë (si zv.Konsull Gjeneral në Zyrën për Çështjet Konsullore, Ekonomike dhe Tregtare të vendit të tij) dhe Romën (si i ngarkuar me punë)”.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: Diplomacy Magazine