Sot u formua qeveria e re e Danimarkës

Meso per danimarken
Me 5 qershor 2019 u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Danimarkë. Fitues në këto zgjedhje ishin partitë e majta në Danimarkë me 91 mandate nga 179 gjithësej. Pas 22 ditëve, sot me 27 qershor 2019, partitë e majta me në krye Socialdemokratët formuan qeverinë e re në Danimarkë dhe për kryeministër vendosën zonjën Mette Frederiksen. Kryeministresha Mette është vetëm 41 vjecare dhe është kryeministrja më e re në historinë e Danimarkës.

Partitë e majta që mbështesin qeverinë e re janë: Socialdemokratët, Partia Popullore Socialiste, Lista e unitetit (Enheds listen) dhe partia Radikale e majtë. Edhe pse janë katër parti të majta që mbështesin qeverinë e Danimarkës, qeveria e Danimarkës është formuar pastër vetëm me ministra nga Socialdemokratët.

Nga: Bardhyl Islami