Sot është 800 vjetori i flamurit më të vjetër në botë

Meso per danimarken
Flamuri i Danimarkës sot me 15 qershor 2019 feston 800 vjetorin e tij dhe në botë llogaritet si flamuri më i vjetër nacional. Sipas një legjende daneze, thuhet se flamuri i Danimarkës ra nga qielli në Estoni në një luftë në mes të danezëve dhe estonezëve me 15 qershor 1219.

Në atë kohë, mbreti danez Valdemar ishte udhëheqës i Danimarkës dhe ai në kohën kur ra flauri danez nga qielli fitoi betejën e dytë me Estoninë. Në vitin 1346, mbreti Valdemar i Danimarkës, e shiti Estoninë Gjermanisë.

Flamuri danez në gjuhën daneze quhet DANNEBROG që d.m.th. flamuri i formësuar ose flamuri i kuqëzuar.

Nga viti 1219 deri më 1854 flamuri danez ka qenë flamuri i mbretërisë dhe jo i popullit danez, bile nga viti 1833 ka qenë flamur i ndaluar me ligj që të përdoret nga populli danez. Në vitin 1854 u vendos me ligj që flamuri i Danimarkës të jetë flamuri shtetëror dhe të mund të përdoret nga gjithë banorët e Danimarkës.

Ps. Sipas ligjit danez për flamurin, në Danimarkë është e lejuar të festosh dhe të valëvitësh vetëm me flamurin danez, d.m.th. në territorin e Danimarkës është e ndaluar të festosh dhe të valëvitësh flamur të një shteti tjetër.

Nga: Bardhyl Islami