Si t’i ndihmojmë bletët?

Lajme
Bletët janë të rëndësishme për polenizimin e bimëve tona dhe kështu të sigurojmë ushqimin tonë (frutet dhe perimet). Me një fjalë, po vdiqën bletët, do vdesë dhe njerëzimi.

Në dekadën e fundit dhe veçanërisht në pesë vitet e fundit është rritur vdekja e bletëve. Kjo ka ndodhur edhe këtë vit, kur çdo e pesta shoqëri e bletëve nuk ka mundur të mbijetojë dimrin në Danimarkë, njofton shoqata e bletarëve në Danimarkë.

Pjesë e shpjegimit të vdekshmërisë së bletëve është se bletët kanë vështirësi në gjetjen e ushqimit në stinët e ngrohta për të grumbulluar mjaltë për stinën e dimrit, thotë Per Kruger, hulumtues në Universitetin Aarhus i specializuar në sëmundjet e bletëve.

Gjëja e vetme që njerëzit mund t’i ndihmojnë bletët është që secili njeri të mbjell më shumë lule në kopshtin e vet, këshillon z.Per Kruger.

Nga: Bardhyl Islami