Danimarkës, iu shtua një mjek shqiptar i diplomuar

Lajme

Këto ditë në Kopenhagë diplomoi z.Ali Ejupi si mjek i përgjithshëm në Universitetin e Kopenhagës. Aliu është nga Tetova dhe tani ai do të ushtrojë detyrën si mjek i përgjithshëm në Kopenhagë.

Aliu me këtë diplomim nuk përfundoi shkollimin, ai në fakt sapo ka filluar ato, sepse tani ai do të vazhdojë specializimet në mjekësi. Diplomimi i Aliut gëzoi familjen e tij, por ai me të arriturat e tij gjithashtu gëzoi edhe gjithë shqiptarët në Danimarkë.

Kohën e fundit, gjenerata e dytë e shqiptarëve në Danimarkë janë duke zënë çdo vend në gjitha Universitetet në Danimarkë dhe ata i gjen gjithkund në të gjitha drejtimet. Është kënaqësi që kjo gjeneratë ka filluar me prezantuar shqiptarët në Danimarkë në mënyrë shumë të denjë dhe shumë shembullore.

Kjo na bën krenar gjithë shqiptarëve dhe motivon edhe shumë shqiptarë të rinj tjerë që të arrijnë majat më të larta të shkollimit në Danimarkë.

Ne si redaksi, z.Aliut i urojmë suksese, me shpresë që edhe shumë të rinj të tjerë të ndjekin udhën e tij.

Nga: Bardhyl Islami

Kryeredaktor i Revistës Aktuale