Paradoks në 2020, 73 miliardë cash pagesa në Danimarkë!

Lajme

Edhe pse Danimarka njihet si shtet me sistem bankar mjaft të zhvilluar dhe që mjaftueshëm përdoret pagesa online në krahasim me shtetet tjera të BE’së, prapëseprapë statistikat tregojnë se në vitin 2020 janë bërë rreth 73 miliardë pagesa cash me bankënota. Kjo i bie që çdo banor i Danimarkës, mesatarisht ka përdorur 12.565 DKK pagesa cash në vitin 2020.

Nëse krahasojmë pagesat cash me bankënota të vitit 2020 me vitin 2019, vërehet se në vitin 2020 ka një rritje prej 2.6 miliardë pagesa cash duke marr për bazë pagesat cash prej 70,4 miliardë në vitin 2019 – njofton Banka Nacionale e Danimarkës.

Ky fenomen është një paradoks interesant shprehet Jan Damsgaard, profesor në CBS (Copenhagen Business School) në Kopenhagë. Ai habitet nga fakti se në Danimarkë shumë pak përdoren paratë në dorë me pagesa cash dhe habia më e madhe është se bankënota prej 1.000 DKK është përdorur shumë në pagesat cash në vitin 2020!

Ky fenomen na bie në mend edhe shumë pyetje?! A thua këto pagesa cash përdoren për krim dhe punë në të zezë pa tatim në Danimarkë?!

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: Banka Nacionale e Danimarkës – nationalbanken.dk