Roli i diasporës shqiptare

Lajme
Diaspora shqiptare ka luajtur dhe luan ende rol të rëndësishëm vendimmarrës dhe ekonomik në Maqedoni. Diaspora shqiptare është shtylla themelore ekonomike e shtetit të Maqedonisë duke patur parasysh se në Maqedoni nuk prodhohet asgjë dhe se 1.6 miliardë euro nga afërsisht 2 miliardë të buxhetit shtetëror vjetor të Maqedonisë, mbush diaspora shqiptare (të dhëna nga ministria e finacave të Maqeonisë më 2013).

Për atë shkak, partitë politike kanë keqpërdorur shumë herë diasporën shqiptare që të arrijnë në pushtet dhe sa herë që kanë vizituar diasporën, përveç se janë pritur në mënyrë të ngrohtë dhe vëllazërore, partitë politike e kanë shfrytëzuar dhe ngushtuar diasporën shqiptare duke ju kërkuar para.
Këtu vlen të theksohet se, diaspora shqiptare ka ndihmuar Universitetin e Tetovës, luftërat e UÇK (Kosovë) & UÇPMB dhe UÇK (Maqedoni), buxhetin shtetëror të Maqedonisë e shumë ndihma të tjera familjarëve të tyre në atdhe.

Për gjitha këto ndihma, diaspora shqiptare asnjeherë nuk kërkuar llogari nga atdheu sepse nuk ka ardhur momenti i duhur. Përkundrazi, atdheu ia ka kthyer diasporës shqiptare këto ndihma me dëme administrative, si psh. pritje të gjata në kufi, keqpërdorime të administratës në ofiqeri (nxjerrjen e dokumenteve personale), keqpërdorime të dokumenteve të pronave të patundshme si dhe fshirje i të dhënave personale nga libri i Amzës dhe nga sistemi elektronik i Maqedonisë të disa personave nga diaspora shqiptare.

Me 20 shkurt 2016, për herë të parë në historinë e diasporës shqiptare në Danimarkë vjen për vizitë një parti politike nga atdheu (koalicionit Aleanca për Shqiptarët nga Maqedonia) dhe nuk kërkon para nga diaspora. Por përkundrazi, qëllimi i vizitës së tyre ishte të ndëgjojnë hallet e diasporës dhe si ata në të ardhmen ti ndihmojnë diasporës shqiptare!

Nga: Bardhyl Islami