Nga data 1 korrik 2021, banorët e RMV’së, gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të paguajnë asnjë tarifë shtesë për shërbimet e rregulluara të roamingut në kuadër të telekomunikimit mobil, siç janë thirrjet e realizuara ose të pranuara dhe mesazhet, thuhet në një përgjigjje të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).
Kjo do të ndodhë në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë).
Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, është vendosur se do të zbatohet me 1 korrik 2021.
Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që banorët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.
Burim info: Radio Europa e Lirë