Këto 3 zonat e qytetit janë shumë të ngjeshura me vetura nga zonat tjera të qytetit që parkohen falas. Vet banorët që jetojnë në këto 3 zona shpesh kanë probleme që të gjejnë parking për veturat e tyre para adresës së banimit.
Nga 28 nëntor 2018 mund të parkohet në këto 3 zona vetëm 3 orë falas nga ora 8-19 në ditët e punës, ndërsa në vikend dhe ditët e festäve nuk vlen ky rregull. Mbi 3 orë parkim në ditët e punës mund të blehet biletë parkimi. Banorët që jetojnë në këto 3 zona mund të aplikojnë në komunën e Kopenhagës ose në këtë link për licensë parkimi në këto zona duke argumentuar adresën e banimit apo të vendit të punës.
Gjithë banorët e këtyre 3 zonave janë njoftuar me letër elektronike në eboks nga komuna e Kopenhagës.
Nga: Bardhyl Islami