Ndeshjen e parë në sezonin pranverorë, KF Liria nga Danimarka e luajtën në Rungsted Kyst kundër ekipit të Hørsholm Usserød IK ku fituan 3 poena si mysafir.
Klubi futbollistik i Hørsholm Usserød IK momentalisht mban vendin e dytë në tabelë dhe në këtë ndeshje ky klub pësoi humbjen e parë në këtë kampionat edhe atë nga KF Liria.
Për shkak të pandemisë, nuk lejohet publik, por administratorët e KF LIria informojnë anëtarët dhe adhuruesit e KF Liria me risitë në çdo kohë në webfaqen e klubit https://www.liriafk.dk dhe në Facebook https://www.facebook.com/PassionStolthedLiria
Pas fitores së kësaj ndeshje, KF Liria mban pozitën e 4 në tabelë Serinë e 1 në ishullin e Sjaeland’it me vetëm 2 poena nga vendi i dytë, me çka ka shumë gjasa që të mund të kualifikohet në Serinë e dytë të Ligës së Danimarkës.
Sponzorë të kësaj ndeshjes ishin: ALBA TURIST dhe REMA 1000 Bangs Torv Herlev.
Ndeshjen e ardhshme, KF Liria përsëri do ta luajë jashtë si mysafir kundë Fredensborg BI të shtunën me 17 prill nga ora 11.00.
Suksese në të ardhmen KF Liria.
Nga: Bardhyl Islami