Gjenerata e harruar 1967 – 1972

Lajme
Në ish Jugosllavi, djemt bënin ushtri të obligueshme që si ti mbushin 18 vjet. Ushtrinë e kanë bërë në gjithë territorin e ish Jugosllavisë dhe nuk ka qenë mundësia që të zgjedhin qytetin/vendin. Por disa nga këta djem u vranë në ushtrinë APJ, ndërsa disa të tjerë mbijetuan.

Ish Jugosllavia ka qenë e përbërë nga 6 republika (Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia) dhe dy krahina autonome (Kosova dhe Vojvodina).

Nga viti 1989 kur diktatori shovinist Sllobodan Milloshevic morri postin si kryetar i Jugosllavisë, filluan dhe mosmarrëveshtjet mes republikave dhe ndarja e tyre. Por diktatori në emër të shtetit Jugosllavi dhe goja se e mbron integritetin territorial të shtetit Jugosllavi, nga viti 1990 deri më 1995 filloi luftën me ato republika që shpallnin pavarësinë dhe që donin të ndaheshin nga Jugosllavia. Në fakt Milloshevici bente një luftë për Serbi të Madhe në emër të shtetit Jugosllavi. Ai në atë kohë përdori ushtrinë APJ (Armatën Popullore Jugosllave) si ushtrinë  e vet, në luftë kundër republikave që u ndaheshin.

E para që u nda ishte Slllovenia, pastaj Kroacia dhe Bosnja. Ndërkaq Maqedonia u nda pa asnjë ditë luftë me një marrëveshtje me Millosheviqin me 21 shkurt 1992. Marrëveshtja ishte që gjithë arsenali i ushtrisë APJ që u ndodheshte në Maqedoni ta marrë Serbia dhe si shpërblim Maqedonia fitoi pavarësinë.
Në atë kohë, problemi ishte aq i madh dhe i komplikuar, sepse ushtrinë APJ që e udhëhiqte Millosheviqi e përbënin djem – ushtar nga gjitha nacionalitet që jetonin në ish Jugosllavi, si shqiptar, slloven, kroat, boshnjak, serb, malazez maqedon, hungarez, turq, vlleh dhe rom.

Gjithë këta ushtar nën udhëheqjen e Millosheviqit, kanë parë dhe përjetuar të zinjtë e ullirit. Ata merrnin pjesë në këtë luftë pa dëshirën e tyre dhe ishin të obliguar, përndryshe i likuidonte policia ushtarake e APJ, ushtria e APJ ose UDB-ja (”Uprava Drzavne Bezbednosti” – në shqip Shërbimi i Sigurimit Shtetëror – ose shkurt policia e fshehtë Jugosllave).
Gjatë kësaj periudhe lufte, në mes viteve 1990 – 1995, kurban lufte ishin shumë të rinjë shqiptar të lindur mes viteve 1967 deri më 1972. Gjatë kësaj lufte, cdo dittë ushtria APJ disa nga ata i kthente në arkivol, por disa të rinjë edhe i shpëtuan kësaj lufte.

Unë e nisa këtë shkrim sepse një ditë të muajit tetor 2013 takova dy të rinjë shqiptar nga Tetova, M.B. dhe I.J. të cilët drejtpërdrejtë kishin marrë pjesë në këtë luftë të pistë, por për fat të mirë kishin shpëtuar gjallë.

M.B. kishte qenë në vijën e parë të frontin në luftën serbe-kroate në qytetin Vukovar, ndërsa I.J.kishte qenë poashtu në vijën e parë të frontit në luftën serbo-kroate-boshnjake në qytetin e Dubrovnikut dhe në Herceg Novi. MB dhe IJ rëfenin përjetimet dhe momentet e vështira të jetës së tyre gjatë luftës. Ata treguan se gjatë kohës kur ato kishin qenë në luftë, familjet e tyre 1 vjet nuk i kishin ditur se këta a janë gjallë apo të vdekur. Gjatë luftës komunikimi me telefon kishte humbur, ndërsa posta nuk i dërgonte letrat në vijë të luftës.

Ndërkaq ushtarin e parë shqiptar që e sollën në arkivol në Tetovë ishte Salajdin Rizvani nga fshati Reçicë e Vogël, i vrarë në ushtrinë APJ. Rasti i Salajdinit që u vra në pranverën e vitit 1991, tronditi Tetovën në atë kohë.

Raste si të këtyre dy të rinjëve shqiptar nga Tetova dhe si rasti i të vrarit Salajdin Rizvani ka dhe shumë të tjerë.
Unë në atë kohë isha në shkollë të mesme dhe e mbaj mend shumë mirë kur i binin të rinjtë shqiptar nga Tetova me arkivol nga ushtria APJ. Cdo ditë në lajme i shikoja se si shumë të rinjë shqiptar nga Kosova poashtu i sillnin me arkivol nga ushtria APJ.

M.B. dhe I.J tani jetojnë në Tetovë të papunë, pa mbështetje nga shteti dhe deri më tani nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga askush dhe asnjë lloj ndihme, bile as ndihmë nga ndonjë psikolog.
Fatmirësisht të dy personat në fjalë kishin një karakter të fortë, një ndërgjegje të lartë dhe me një përgjegjësë të lartë të dy ishin të martuar dhe kishin formuar familje. MB jeton me gruan dhe ka dy fëmijë, ndërsa IJ jeton bashkë me nënën, me gruan dhe kishte një djalë.

Jam duke u kujtuar se sa rëndë është të rritësh fëmijë, të ushqejsh, të veshmbathësh, të edukojsh dhe të arsimojsh ato. Është shumë rëndë për prindërit që kanë përjetuar që fëmijët e tyre ti kapërdijë lufta e padëshiruar dhe është një jetë e rëndë për ato të mbijetuarit nga lufta, të jenë të harruar nga shoqëria dhe shteti dhe të jetojnë pa asnjë lloj ndihme.

Për ushtarë të vrarë në ushtrinë APJ, gjenerali boshnjak në pension Nihad Halilbegovic ka shkruar librin me titull “Mama, moram im glavu dati …” (Nënë, me duhet t’ua jap kokën…?) të botuar në vitin 2004. Në këtë libër ka një kapitull në vete vetëm për ushtarët shqiptar të vrarë në APJ, sipas te dhënave te siguruara nga ana e dr. Begzad Baliu – Prishtinë.

Shkrimin tim do ta përmbylli me shpresë se politikanët shqiptarë në Maqedoni dhe vaçanërisht ato në Kosovë, të kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia edhe për këtë kategori ushtarësh që u është prishur jeta, pa dëshirën e tyre.

Nga: Bardhyl Islami