Parajsa për të gjallët në varrezat Bispebjerg në Kopenhagë

Meso per danimarken
Varrezat Bispebjerg janë një ndër 10 vendet që më së shumti tërheqin vizitorë në vit në Kopenhagë. Mbrenda vitit vizitohet nga 150.000 vizitorë nga vendi dhe turistë nga jashtë vendit.

Varrezat ndodhen në veri-perendim të qytetit të Kopenhagës. Ajo që bën këto varreza atraktive është tuneli me drunjtë e qershive japoneze. Qershitë japoneze i mbolli komuna e Kopenhagës në vitin 1992 dhe ato çelin në javën e 15 dhe 16 të vitit. Përvec drunjëve japonez në këto varreza ka vend të caktuar për tu varrosur të krishterët, protestantët, muslimanët, ortodoksët, autistët, fëmijët dhe njerëz anonim që nuk dëshirojnë të kenë varr me emrin e tyre.

Nga: Bardhyl islami