Në kushte kur diaspora e Republikës të Maqedonisë të Veriut shënon rritje të vazhdueshme, veçanërisht ne pjesën e emigracionit jashtë shtetit, nevoja për vendosjen e bashkëpunimit me diasporën është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Ky aktivitet i shtetit është theksuar edhe më shumë për shkak të ndryshimit të madh në strukturën e kontingjentit të migrimeve dhe potencialeve të tij zhvillimore në rritje për shtetin. Një nga prioritetet kryesore të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 është miratimi i Strategjisë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën për periudhën 2019-2023. Pas miratimit të Informacionit për nevojën e miratimit të Strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën dhe propozim –përfundimet nga ana e Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut, ministri përgjegjës për diasporën miratoi Vendimin për formimin e grupit punues për përgatitjen e Strategjisë. Miratimi i Strategjisë ka për qëllim: Mapimin e diasporës, vërtetimin sistematik të prioriteteve të diasporës; sigurimi i mekanizmit të bashkëpunimit i cili do të jetë me i dobishëm në mënyrë të ndërsjellë për shtetin dhe diasporën; vërtetimi i të drejtave dhe obligimeve në kontekstin politik të diasporës; thellimi i bashkëpunimit kulturor ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe diasporës; vendosja e bashkëpunimit afarist ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe diasporës; vendosja e bashkëpunimit në aspekt të masave arsimore dhe politikave rinore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe diasporës.
Dokumenti përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parëi referohet gjendjeve ekzistuese, sfidave dhe kahjave të veprimit të Strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën
Në pjesën e dytë është paraqitur Plani i veprimit të Strategjisë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën për periudhën 2019 –2013.
…
Programet për mësimin e gjuhës amtare
–Ligjeratat realizohensipas planit të ri arsimor që është përgatitur nga Biroja për zhvillim të arsimit (BZHA) në vitin 2013, kurse është miratuar nga MASH. Programi arsimor në gjuhën amtare dhe trashëgiminëkulturore, për arsimin e fëmijëve jashtë shtetit realizohet në tre faza (faza e parë, klasa I , II, III, faza e dytë, klasat IV, V, VI dhe faza e tretë, klasat VII; VIII dhe IX). Është paraparë fond prej 3 orësh në javë, respektivisht 108 orë në vjet. Fondi i orëve është përcaktuar nga fusha dhe faza në të cilën mësohet fusha e caktuar (gjuha amtare, njohja e rethinës të vendlindjes, shoqëria, gjeografia, historia, arsim muzikor dhe vizatimor).
Për nevojat e kësaj strategjie është realizuarintervistë me pjesë të arsimtarëve të cilëtrealizojnë arsim plotësues në gjuhën amtare dhe trashëgimikulturore në diasporë me qëllim që të analizohet nëse programi ekzistues arsimor i kënaq nevojat. Në bazë të përvojës të tyre mund të konstatohet kjo:
- Nuk ekzistojnë plane arsimore dhe programe arsimore për nxënësit nga komunitetet tjera në lëndët shqip, turqisht, dhe sërbisht si gjuhë amtare;
…
Për më tepër lexoni: Strategjia nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën për periudhën2019-2023 si pdf fil – strategija_ALB.pdf