Parakalo radhën për testim, nëse jeni në kontakt të afërt me një person të infektuar

Lajme

Agjencia Daneze për Sigurinë e Pacientëve ka bërë sot të mundur që ju të parakaloni radhët e gjata telefonike, nëse kërkoni një referim për një test PCR.

Kur një person i infektuar rezulton pozitiv, nga sot merr një numër referues me rezultatin pozitiv të testit.

Ky numër mund t’u jepet personave me të cilët ka qenë në kontakt të afërt, pastaj këta perona mund t’a përdorin këtë numër referues për të marrë një kohë më të shpejtë në www.coronaprover.dk.

Sot pasdite, mbi 4000 perona kishin përfituar tashmë nga kjo oferta.

Nga: Bardhyl Islami