Ministri i Punëve të Jashtme të R. së Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani mbajti sot një takim falënderues me përfaqësuesit e dy mediumeve shqiptare në Danimarkë që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në regjistrimin e popullsisë së RMV’së në Danimarkë.
Ai sot në zyrat e Ambasadës së RMV në Kopenhagë, takoi Kryeredaktorin e Radio Antena.dk z.Naim Jumniu dhe Kryeredaktorin e Revistës Aktuale.dk z.Bardhyl Islami. Në takim ishte prezent edhe ambasadori i RMV në Kopenhagë z. Faton Bejta si nikoqir i takimit.
Ministri z. Bujar Osmani gjithashtu falënderoi edhe gjithë bashkatdhetarët tjerë në Danimarkë që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për regjistrimin e popullsisë së RMV në Danimarkë. Njëkohësisht ai u shpreh mjaft falënderues për diasporën shqiptare në Danimarkë për ndihmën dhe kontributin e vet që gjithnjë e jep në atdhe. Ai u shpreh i interesuar që do të ndihmojë, përkrahë dhe mbështesë gjithmonë diasporën e Danimarkës.
Takimi ishte mjaft miqësorë dhe vëllazërorë, ku ministri ishte i interesuar për brengat e diasporës së Danimarkës. Ai e shikon diasporën shqiptare të Danimarkës si një resurs i fortë për atdheun i cili resurs mund të japë edhe më shumë kontribut në zhvillimin, integrimin dhe përparimin e atdheut.
Nga: Bardhyl Islami