Mbi 1.500 mërgimtarë do të mësojnë gjuhën amtare

Lajme
Vazhdon mësimi i gjuhës amtare jashtë vendit Sipas ministrit Ristovski në Gjermani, Suedi, Zvicër dhe Slloveni mësimin e gjuhës amtare e ndjekin rreth 1.500 persona nga Maqedonia me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit.

Gjithsejtë janë 16 mësimdhënës që do të mbajnë mësim në  gjuhën amtare jashtë vendit për fëmijët e qytetarëve të Maqedonisë të cilët qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit. Siç informoi ministri i Arsimit, Spiro Ristovski, Qeveria edhe për këtë vit shkollor 2013-2014 do të vazhdojë të organizojë mësim për mërgimtarët, për momentin janë angazhuar 16 mësimdhënës, ku 13  prej tyre paguhen nga Ministria, ndërsa të tjerët janë në procedurën e sigurimit të dokumentacionit apo vizës përkatëse për qëndrim, me çka do të rregullohet marrëdhënia e tij e punës.

Sipas listës së arsimtarëve, në Republikën Federale të Gjermanisë janë siguruar shtatë mësimdhënës, ku katër mësimdhënës janë për gjuhën maqedonisht dhe tre mësimdhënës për gjuhën shqipe. Në Zvicër ka tre mësimdhënës të cilët mbajnë mësim në gjuhën maqedonisht, në Mbretërinë e Suedisë nga viti 1981 mësimin në vazhdimësi e mban një arsimtar në gjuhën maqedonisht dhe turqisht, ndërsa nga një arsimtar që realizon mësim në maqedonisht  në Francë dhe Slloveni si dhe në Turqi për herë të parë në vitin 2012 është dërguar arsimtar.

Në vendet e lartpërmendura, mësimin në gjuhën amtare e ndjekin 1.500 persona nga Maqedonia që janë me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit prej të cilëve 1.150 janë nxënës, ndërsa 350 janë moshuar. Në Gjermani aktualisht vijojnë mësimin 140 nxënës shqiptar.  Risi është në Australi, në pajtim marrëveshjes ndërkombëtare në mes MASH-it dhe Shkollës Viktoriane në Australi është zgjedhur arsimtar i cili do të ketë për detyrë të iu ndihmoi mësimdhënësve të cilët tani më janë në kuadër të arsimit të rregullt që mësojnë gjuhën maqedonisht, tha Ristovski.

Ai sqaroi se ky arsimtar do të ndihmoi në përgatitjen e korikulave, si dhe për këmbimin e përvojave rreth metodave dhe teknikave me të cilët punohet në Maqedoni gjatë mësimit të gjuhës maqedonisht. Mësimin e gjuhës amtare, fëmijët e ndjekin mësimin në shkollat që mbajnë mësimit të  rregullt,  objektet fetare, lokalet e komunave, lokalet e shoqatave të qytetarëve nga Maqedonia. MASH-i në pajtim me dispozitat e Ligjit për arsim fillor ka për obligim të organizoi mësimin e gjuhës amtare për fëmijët e qytetarëve të RM-së të cilët janë me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit.

Arsimtari i cili është zgjedhur për  mësimin e gjuhës amtare ka lidhur marrëveshje për një kohë të caktuar katër vjeçare dhe ka status të punësuarit me kohë caktuar në MASH. Qytetarët e Maqedonisë të cilët janë me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit të interesuar  për ndjekjen e mësimit  të gjuhës amtare për fëmijët e tyre duhet patjetër të  paraqiten në përfaqësinë diplomatike-konsullore të Maqedonisë në  shtetin përkatës.

Burim info: Agjencioni per Migracio i Maqedonisë