Mbeti Sveti Ilija ne Kodren e Diellit

Lajme
Gjithe ajo buje e madhe u be kur para afro 1 muaj u vendos tabela me emrin Sveti Ilija ne njërit nga skiliftat ne Kodren e Diellit. Tabela ende qendron e vendosur nderkaq punet u qetesuan dhe u harruan.

 

Nuk jam asgje kunder fese ortodokse, por ky akt dhe kjo tendence maqedone haptas eshte nje provokim ndaj shqiptareve ne Mk, duke marre parasysh faktet qe:
-Kodra e Diellit eshte nje vend turistik dhe jo nje vend i shenjte fetar per maqedont,
-Kodra e Diellit eshte bjeshka ( atari) i fshatit Lisec i cili eshte i banuar 100% me shqiptar,
-Kodra e Diellit eshte e banuar me 90% shqiptar neper vikendshtepizat,
-Kodra e Diellit ka 90% turist shqiptar dhe momentalisht ka 90% te skijatoreve shqiptar.

Realiteti eshte krejt ndryshe

Kodra e Diellit emrin zyrtar e ka ndryshe, atmosfera ketu eshte gjithcka me motive maqedone, ne mes te pistave per skijim eshte ndertuar kisha ortodokse, eshte vendosur nje flamur i madh i Mk sa nje hotel, emerimet e hoteleve dhe skiliftave jane me emra maqedon, shkurt asgje nuk ngjan shqiptare pervec tre hoteleve private, sic janë: Hotel Scardus (emri i vjeter Ilir i malit Sharr), Noli’s Konak dhe hotel Bora.

Tani mbasi i shkrujta gjithe keto fakte, duket se kjo tabela me sveti Ilijen vetem mua ende me pengon dhe me provokom.
Askush nga zgjedhesit dhe nga te zgjedhurit shqiptar ne Mk nuk mbron interesat e votuesve te vet dhe te shqiptareve ne Mk.
Sidoqofte, ju qe e lexuat kete shkrim, fituat dhe mesuat disa te dhena interesante.
Nga: Bardhyl Islami