Mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Lajme

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në RMV që duheshin të mbahen me 12 prill 2020, do të mbahen me 15 korrik 2020. KSHZ (Komisioni Shtetërorë Zgjedhor www.sec.mk) njofton se janë 1.814.263 persona që kanë të drejtë vote dhe që ndodhen në listën zgjedhore për këto zgjedhje 2020 në RMV, që do të mund të votojnë për 120 deputetë + 3 në diasporë për parlamentin e RMV.

Zgjedhjet do të mbahen në tri ditë për shkak të pandemisë me covid19 edhe atë:

  • me datë 13 korrik do të votojnë personat e infektuar dhe të izoluar nga covid19,
  • me datë 14 korrik do të votojnë të sëmurit kronik dhe diaspora e RMV dhe
  • me 15 korrik 2020 do të votojnë banorët që jetojnë në RMV.

Zgjedhjet do të mbahen në 3750 vendvotime të ndara në 7 njësi zgjedhore, 6 në RMV dhe njësia e 7 është për votuesit e RMV në diasporë.

Në garë për 120 vendet në parlament do të garojnë 675 kandidate femra ose 42,78% dhe 903 kandidatë meshkuj ose 57,22%, gjithësej 1.578 kandidatë. Sipas kodit zgjedhor të RMV, zgjedhjet mbahen me lista të mbyllura dhe lideri i partive vendos për zgjedhjen e kandidatëve për të konkurruar dhe radhitur në listën e e kandidatëve të partisë.

Në këto zgjedhje do të konkurrojnë 15 parti politike, 5 parti shqiptare dhe 10 maqedonase. Nga radhët e partive shqiptare, në këto zgjedhje do të garojnë:

  • Koalicioni i partive ASH-AA – partia Aleanca për Shqiptarët dhe partia Alternativa
  • BDI – Bashkimi Demokratik për Integrim
  • PDSH – Partia Demokratike Shqiptare dhe
  • Koalicioni BESA & LSDM – partia shqiptare BESA bashkë me partinë maqedonase LSDM

 

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: www.sec.mk

Zgjedhjet 2020 RMV Listat e kandidatëve sipas njësive zgjedhore