Çka parasheh KODI ZGJEDHOR i RMV’s për diasporën

Lajme

Sipas Kodit Zgjedhor të RMV dhe sipas KSHZ’s janë të rezervuara 3 vende deputetesh në parlamentin e RMV të zgjedhur nga vota e diasporës. Nuk dihet saktë numri i diasporës së RMV, por afërsisht dihet se jetojnë afër 600.000 banorë të RMV jashtë vendit, që i bie rreth 450.000 janë të moshës madhore me të drejtë vote.

Edhe në Kodin Zgjedhor të RMV parashihen nene të veçanta për votuesit në diasporë. Unë kam veçuar vetëm ata nene që kanë të bëjnë me votuesit në diasporë.

Lexo të plotë Kodin Zgjedhor të RMV këtu: Kodi_zgjedhor2014(1)

PS. Kodi Zgjedhor është i viti 2014 dhe me këtë Kod Zgjedhor mbahen edhe zgjedhjet e vitti 2020.

Neni 45

1…

2…

3.Qytetarët të cilët gjatë kohës së zgjedhjeve gjenden në punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, ndërsa  kanë  dorëzuar  formular  për  votim  në  PDK  përkatësisht  zyra  konsullore, nuk  regjistrohen  në  certifikatat e Listës zgjedhore në të cilat votohet në Republikën e Maqedonisë.

“(4)  Qytetarët  që  gjatë  zgjedhjeve  gjenden  në  punë  të  përkohshme  ose  qëndrim  jashtë  vendit,  e  që  nuk kanë dorëzuar fletëparaqitje për votim në PDK shënohen në lista të veçanta të Listës zgjedhore për votim në Republikën e Maqedonisë

  1. Shtypja e ekstrakteve të veçanta nga Lista zgjedhore

Neni 46

Për  zbatimin  e  votimit  në  PDK përkatësisht zyra konsullore  në  institucionet  në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve , përgatiten ekstrakte të veçanta nga Lista zgjedhore, si vijon:

-për  votimin  e  qytetarëve  përkatësisht  zyra  konsullore  të  cilën  në  kohën  e  zgjedhjeve  gjenden  në  punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, në bazë të formularit për votim,

-për votimin e qytetarëve të cilët në kohën e zgjedhjeve gjenden në paraburgim ose vuajnë dënimin me burg.

-për votimin e anëtarëve të këshillave zgjedhore për votim në PDK, respektivisht zyra konsullore.”

  1. Mbrojtja e të dhënave në Listën zgjedhore

Neni 55

(1)Të dhënat personale të përmbajtura në Listën zgjedhore janë të mbrojtura në pajtim me ligjin dhe nuk guxojnë të përdoren për kurrfarë qëllimi tjetër, përveç për realizimin e së drejtës së zgjedhjes të qytetarëve në pajtim me këtë kod.

(2)Partive politike të regjistruara dhe kandidatëve të pavarur gjatë pjesëmarrjes në zgjedhje, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pas kërkesës paraprake me shkrim, u ofron në formë të shtypit ose elektronike në CD-rom të dhëna nga ekstrakti i Listës zgjedhore të nënshkruar ose të përgatitur paraprakisht për secilin vendvotim, në të cilat përmbahen të dhënat nga neni 45 paragrafi (2) i këtij kodi në afat prej dhjetë ditë dhe ekstraktet e Listës zgjedhore për votim në PDK përkatësisht zyra konsullore.

(3)Parashtruesit e kërkesës i bartin shpenzimet reale për përpunimin e të dhënave nga Lista zgjedhore në formë shtypi ose elektronike.

(4)Partitë politike të regjistruara, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, përkatësisht përfaqësuesit e autorizuar dhe zëvendësit e tyre, të parashtruesve të listës së kandidatëve, nuk mund t’i shfrytëzojnë listat zgjedhore në ditën e zgjedhjeve për evidentimin e personave që kanë votuar.

 

Neni 113–а

(1)Votuesit të cilët në ditën e votimit janë në punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit votojnë në MDK, përkatësisht zyrat konsullore një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë.

(2)Votimi jashtë vendit, realizohet në PDK përkatësisht zyra konsullore ose në zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit:

-Republika e Shqipërisë – Tirana;

-Republika e Austrisë – Vjena që e përfshinë Republikën e Sllovakisë dhe të Japonisë;

-Australia – Kambera dhe Melburn;

-Mbretëria e Belgjikës – Brukseli që e përfshinë Principatën e Madhe të Luksemburgut;

-Bosnja dhe Hercegovina – Sarajevë;

-Republika e Bullgarisë – Sofje që e përfshinë edhe Republikën e Molldavisë;

-Kanada – Otava dhe Toronto;

-Republika Popullore e Kinës – Pekini që e përfshinë Republikën Popullore Demokratike të Koresë, Mongolinë dhe Republikën Socialiste të Vietnamit;

-Republika e Kroacisë – Zagreb;

-Mbretëria e Danimarkës – Kopenhagë;

-Republika Arabe e Egjiptit – Kajro;

-Republika e Estonisë – Talin;

-Republika e Francës – Parisi dhe Strasburgu që e përfshinë edhe Republikën e Portugalisë;

-Republika Federale e Gjermanisë – Berlin, Bon dhe Mynih;

-Republika e Greqisë – Athina dhe Selaniku;

-Republika e Hungarisë Budimpeshtë;

-Indi – Nju Delhi;

-Italia – Roma dhe Venecia që e përfshinë Maltën;

-Shteti i Izraelit – Tel Aviv;

-Selia e Shenjtë e Vatikanit;

-Mbretëria e Holandës – Haga;

-Republika e Polonisë – Varshavë;

-Rumania – Bukuresht;

-Federata Ruse – Moskë e përfshinë edhe Republikën e Bjellorusisë;

-Republika e Serbisë – Beograd;

-Republika e Sllovenisë – Lublanë;

-Mbretëria e Spanjës – Madrid;

-Mbretëria e Suedisë – Stokholm që e përfshinë edhe Republikën e Finlandës;

-Konfederata Zviceriane – Bern dhe Gjenevë që e përfshinë Principatën e Lihtenshtajnit;

-Republika e Turqisë – Ankara dhe Stambolli që e përfshinë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Republika e Kazakhstanit, Republika e Kirgizit, Republika e Azerbajxhanit dhe Republika e Uzbekistanit. -Ukraina – Kiev;

-Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore – Londra e përfshinë Irlandën dhe Republikën e Islandës; -ShBA – Uashington, Detroid, Çikago dhe Nju-Jork;

-Shteti i Katarit – Doha;

-Mali i Zi – Podgoricë;

-Republika e Çekisë – Pragë

-Republika e Kosovës – Prishtinë dhe

-Mbretëria Norvegjeze – Oslo.

 

(3)Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i obliguar menjëherë pas pranimit të materialit zgjedhor ta dorëzon te MDK nëpërmjet Ministrisë për Punë të Jashtme.

(4)Për zgjedhësit nga paragrafi (1) i këtij neni, votimet i realizojnë këshillet zgjedhore për votim në

RMV.

(5)Këshillet zgjedhore për votim në PDK përkatësisht zyra konsullore përbëjnë procesverbale.

(6)Fletëvotimet përbëhen në zarfe të veçanta në të cilat janë emërtuar selitë e MDK përkatësisht zyra konsullore dhe njësia zgjedhore dhe vulosen.

(7)Procesverbalet, zarfet e mbyllura, dhe materiali tjetër zgjedhor pas përfundimit të votimeve për këshilltarë zgjedhor nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme i dërgojnë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

(8)Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kryen mbledhje dhe konfirmim të rezultateve nga votimet në shtete të huaja.

Burim info: webfaqja e Kuvendit të RMV

Nga: Bardhyl Islami