Sot u rihapën shkollat filloren në Danimarkë

Lajme

Nga dita e sotme me 8 shkurt 2021, nxënësit e klasave 0 deri në klasën e 4 do të ndjekin mësimin drejtpërdrejtë në shkollë. Këtë vendim, qeveria e Danimarkës e morri të martën e kaluar me 2 shkurt.

Ky vendim u morr si rrjedhojë e gjendjes së përmirësuar me infektimet nga virusi covid19, ndërsa arsyeja kryesore që qeveria morri këtë vendim është rekomandimet e ekspertëve pedagogë danez për gjendjen emocionale dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ekspertët pedagogë danez rekomandojnë që fëmijët kanë shumë nevojë për lojë dhe shoqërim me njëri tjetrin.

Nëse gjendja përmirësohet dhe shumica e banorëve të Danimarkës vaksinohen, do të ketë ndoshta dhe hapje për klasat e 5-9, por për këtë qeveria nuk dëshiron të shprehet tani.

Vendimi tjetër kryesor nga qeveria dhe ministria e arsimit e Danimarkës është se: nxënësit e klasave të 9 dhe nxënësit e vitit të 3 në gjimnaz, do të hyjnë në provim vetëm në 4 lëndë kryesore.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: stm.dk, uvm.dk dhe sst.dk