Shënohet 17 shkurti në Kopenhagë

Lajme

Në mbrëmjen e së enjten me datë 20 shkurt në Kopenhagë, nga ora 18.00, Konsullata e Republikës së Kosovës në Danimarkë organizoi një takim me koktej me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë manifestim ishin të ftuar edhe shoqatat, klubet, mediumet dhe aktivistë nga diaspora në Danimarkë. Manifestimi ishte i organizuar nga ambasadori jo-rezident i Republikës së Kosovës në Danimarkë SH.T.Z. Beqë Cufaj dhe konsulli i Konsullatës së R. Kosovës në Danimarkë z. Arton Krasniqi.

Manifestimi u mbajt në lokalin e IDA Conference në adresën: Kalvebod Brygge 31-33, 1780 Kopenhagë.

 

Nga: Bardhyl Islami