Thirrje publike për aplikime të projekteve përkushtuar personave juridik dhe fizik nga rradhët e diasporës

Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë Veriore u bën thirrje të gjitha organizatave të interesuara, shoqatave dhe individëve, të cilët vijnë nga diaspora, të paraqesin aplikime projektesh që përfshijnë ide dhe nisma të interesit të tyre.

Afati i fundit për aplikime është 13 gusht 2021, aplikimet e marra pas kësaj date nuk do të merren në konsideratë.

Projektet në formë të skenuar (digjitale) dorëzohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme përmes postës elektronike të ambasadave ose konsullatave të Republikës së Maqedonisë Veriore jashtë vendit dhe paralelisht, në sunaj.efendiler@mfa.gov.mk. Nëse aplikanti nuk ka mundësinë për të skenuar projektin, ai atë mund ta dërgojë drejtpërdrejtë në ambasadën ose konsullatën më të afërt të RMV.

Ju informojmë se në përputhje me Rregulloren e brendshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme për përcaktimin e procedurës për shpërndarjen e fondit për të financuar projekte, të destinuara për nevojat e Diasporës, do të ngrihet një Komision i veçantë nga Ministri i Punëve të Jashtme për rishikimin dhe vlerësimin e projekteve të aplikuara. Të njëjtit do të marrin vendim për shpërndarjen e fondit për të financuar projektet që diaspora ka aplikuar.

Aplikantët, projektet e të cilëve do të miratohen / nuk pranohen nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të informohen me email nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Aplikimi i projektit: 2021 proektna prijava word

Burim info: Ministria e Punëve të Jashtme e RMV

Nga: Bardhyl Islami